Milani ka shitur dhe një sulmues tjetër, pasi Andre Silva është zyrtarisht i Eintracht Frankfurt. Ekipi gjerman ka publikuar marrëveshjen deri në vitin 2023 me sulmuesin.
Andre Silva shënoi 12 gola sezonin e kaluar dhe ka bindur gjermanët. Ai u shkëmbye me Ante Rebic dhe ky ndryshim mes lojtarëve rezultoi i saktë. Nuk dihet ende marrëveshja mes dy klubeve për lojtarin.
Portugezi u ble në vitin 2017 nga Milani, por nuk la gjurmë në Serie A. Lojtari u përshtat më mirë në Bundesligë dhe ia doli që të bëhej pjesë e rëndësishme e Frankfurtit.
https://t.co/YijXAoeOBd pic.twitter.com/sAbX6zcPQ6
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) September 10, 2020
.