Majin e kaluar, ai bëri debutimin e tij 18-vjeçar me Hertha Berlin. Që atëherë, gjysma e syve të Evropës janë drejtuar tek ai. Lazar Samardzic më në fund bëri zgjedhjen e të ardhmes: do të luajë te Leipzig.
Barcelona – mbi të gjitha – por dhe Bayern e Milan ishin në gjurmët e tij, por klubi Red Bull ishte në pole position dhe arriti të gjente akordin me familjen e djaloshit. Marrëveshja tani është bërë, nënshkrimi i mesfushorit sulmues gjerman ka mbërritur sot. Kostoja e operacionit: 500 mijë euro, me lojtarin e lindur në 2002 që ka nënshkruar një kontratë që zgjat 5 vjet. Leipzig e pret.
.