October 4, 2023
Portali Shprehja

Zyrtare! Sandro Tonali transferohet te Newcastle, lojtari: Mundësia më e madhe e karrierës time

Tashmë është zyrtare! Mesfushori Sandro Tonali është një lojtar i Newcastle, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2028. Si ekipi anglez ashtu dhe ai i Milan, kanë zyrtarizuar pak minuta më parë transferimin, për të cilin palët kishin disa ditë që kishin rënë dakord.

Tonali, 23 vjeç, ka luajtur me kuqezinjtë tri sezonet e fundit, duke qenë një nga mesfushorët më të dalluar si me fanellën e Milanit ashtu dhe në Serie A. “Së pari, dua të falënderoj Newcastle për transferimin, pasi me jep një mundësi të madhe për karrierën time”, tha Tonali.

Këtë besim të madh që klubi anglez pati për mua shpresoj t’ia shpërblej në fushën e lojës, duke dhënë maksimumin tim, ashtu sikurse kam bërë gjithnjë. Jam i lumtur nga ideja që do të luaj në “St.James Park” dhe mezi pres të ndjej ngrohtësinë e tifozëve të këtij klubi”, tha Tonali.

Ja letra e plotë e lamtumirës së Tonalit:

“Sot e gjej veten këtu me një përzierje emocionesh në zemrën time. Siç e dini, unë kam vendosur t’i hyj një aventure dhe sfide të re. E filloj duke falënderuar Milanin që më mirëpriti dhe më dha mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të jashtëzakonshëm, i cili është dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia ime.

Falënderoj ata që u siguruan që të vishja ngjyrat e ekipit tim të preferuar dhe ata që menaxhuan situatën me disponueshmëri dheqetësi në javët e fundit. Kam mësuar shumë në këto tri vite, kam gjetur një familje futbolli mes klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit teknik, të cilët më kanë mbështetur dhe udhëhequr në rrugën time. Falë jush kam qenë në gjendje të përmirësohem si futbollist dhe si njeri.

E kuptoj që kjo lamtumirë mund të zgjojë emocione të përziera dhe është normale që ka të tilla, kur lë një pjesë të madhe të zemrës, por është e rëndësishme të mbani mend se në futboll, ashtu si në jetë, ndryshimet ndonjëherë janë arsye rritjeje për të gjithë.

Tani dua të falënderoj njerëzit e mi: ju që, si unë, mbani ngjyrat kuqezi në zemrën tuaj. Nuk do t’i harroj kurrë koret e tifozëve, titullin e 19-të, të gjitha momentet e mrekullueshme të përbashkëta dhe dashurinë për Milanin tonë.

Iu uroj të gjithëve, klubit dhe tifozëve, më të mirën për të ardhmen dhe jam i sigurt se do të bëni akoma gjëra të mëdha së bashku. Një përqafim i ngrohtë, me shpresën se nuk është një lamtumirë, por mirupafshim. Forca Milan! Sandro”.

 

.

Të Ngjajshme

Juventusi “e braktisi” pas shumë vitesh, shfaqet destinacioni i ri për Cuadrado

admin

“Chelsea është ekipi më i madh në Angli”

admin

PSG tenton goditjen e madhe sulmuese: sfidon Bayern dhe Man United!

admin

Leave a Comment