January 15, 2021
Portali Shprehja

ZYRTARE: Shkelën rregullat e Covid-19, Anglia përjashton talentin e City dhe United!

Gareth Southgate konfirmoi në një konferencë për shtyp përjashtimin e Phil Foden dhe Mason Greenwood nga ekipi që do të përballet me Danimarkën nesër:

“Për fat të keq, këtë mëngjes, u soll në vëmendjen time se dy nga djemtë thyen udhëzimet. Kështu që ne duhej menjëherë të përcaktonin se ata nuk mund të kishin kontakte me pjesën tjetër të ekipit dhe të stërviteshin. Duke pasur parasysh procedurat që duhet të ndjekim, ata do të duhet të kthehen në Angli vetëm. Asgjë nuk ndodhi në hotel, ne ende jemi duke kërkuar të gjitha informacionet sepse ky episod i është sjellë vëmendjes vetëm disa orë para stërvitjes”

“Ajo që është e qartë është se ka pasur një shkelje të udhëzimeve Covid-19. Cilat pasoja për të ardhmen? Mosha e re, por ata duhet të bëjnë pjesën e tyre tani dhe të jenë përgjegjës. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe e di që mund të gabojnë. Ishte një situatë serioze dhe ne e kemi trajtuar si të tillë. Djemtë kërkuan falje, por gjithçka ndodhi shpejt dhe na duhej të merrnim një vendim menjëherë”.

.

Të Ngjajshme

Kritika të ashpra ndaj Hazard: Reali luan me 10 lojtarë, kur ai është në fushë

admin

Martinez Quarta “qan” golin e Lukakut në 119’: Ishte faull, edhe sot e kam të gërvishtur qafën…

admin

Zidane i habit të gjithë: Eliminimi nga Superkupa nuk është dështim…

admin

Leave a Comment