November 29, 2021
Portali Shprehja

ZYRTARE! Steven Gerrard emërohet trajner i klubit të njohur anglez

Steven Gerrard është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Aston Villas. Legjenda e Liverpool-it, 41 vjeç, ka pasur sukses të jashtëzakonshëm me Rangers, që kur mori drejtimin e gjigantëve skocezë në qershor 2018. Në rolin e tij të parë si trajner, Gerrard udhëhoqi skuadrën e Glasgow drejt titullit të parë në Skoci pas në një dekade (2020-2021).

Me aksionet e tij që vazhdojnë të rriten, ish-mesfushori i Anglisë (me 114 ndeshje) ka zëvendësuar Dean Smith si trajner, pas shkarkimit të tij, që erdhi mbas humbjes së pestë radhazi në Premier League, ndaj Southampton. Ikona e “Reds” ka nënshkruar një marrëveshje 2.5-vjeçare në “Villa Park”.

Tact Watches

Vetë Gerrard tha: “Aston Villa është një klub me histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez. Jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj. Në bisedat e mia me Nassef dhe pjesën tjetër të bordit drejtues dolën qartë ambiciet dhe planet për klubin. Mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet ambicioze.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që janë të lidhur me Glasgow Rangers, të cilët më dhanë mundësinë të drejtoj një klub futbolli të tillë. Ndihma e tyre për të siguruar një titull rekord do të zërë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të doja t’iu uroja lojtarëve, stafit dhe tifozëve më të mirën për të ardhmen”.

Aston Villa i është dashur të paguajë një tarifë kompensimi prej rreth 3.5 milionë euro te gjigantët skocezë, për të marrë trajnerin e tyre. Gerrard luajti 710 herë për Liverpool, duke përfshirë 504 ndeshje në Premier League, përpara se të transferohej në skuadrën e MLS, LA Galaxy. Atje kaloi dy vite, para se “t’i varte këpucët në gozhdë” më 2016.

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment