June 27, 2022
Portali Shprehja

Zyrtare, Vlatko Stojanovski vishet kuqezi

Vlatko Stojanovski është futbollisti i ri i Shkëndijës nga Tetova. Sulmuesi 25 vjeçar vjen nga skuadra e Hit Gorica, ku ishte aktiv në vitin e fundit dhe tani rikthehet sërisht në Tetovë, ku më parë veshi fanellën e skuadrës së Renovës.

Tact Watches

Stojanovski pritet që të jetë një përforcim i madh në sulmin e “kuqezinjëve” në kampionatin vendor dhe atë evropian, ose Ligës së Konferencës.

“Mendoj se ky është një moment shumë i duhur në karrierën time, që të vij në një klub si Shkëndija që gjithmonë luan për tituj dhe që ka përvojë të madhe në garat evropiane. Në Shkëndijë do të kem disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur bashkë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, por ka edhe lojtarë tjerë që janë shumë cilësorë, andaj mendoj se po krijohet një ekip mjaft i mirë që së bashku do të fitojmë titujt e radhës”, tha Stojanovski pas nënshkrimit të kontratës.

Në karrierën e tij, përpos skuadrave të Hit Gorica dhe Renovës, sulmuesi i ri i Shkëndijës veshi fanellën e skuadrave të Nimit dhe Shamblit në Francë, Dugopolje dhe Neretvanac në Kroaci, ndërsa fillimit e para i kishte te skuadra e Metalurgut.

Stojanovski është përforcimi i tretë pas ardhjes së Davor Taleskit dhe Bashkim Velisë.

.

Të Ngjajshme

Trump për abortin: “Gjykata e Lartë shpall fitoren e jetës”

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Leave a Comment