May 28, 2022
Portali Shprehja

Zyrtari policor vret vëllain e tij në Gushtericë të Graçanicës

Një person ka vdekur sot pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Telegrafin mëson se viktima dhe dorasi janë vëllezër dhe i përkasin nacionalitetit serb.

Tact Watches

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vritet një 30 vjeçar në Ferizaj

admin

Një femre në Vushtrri, katër persona me maska ia grabisin një telefon

admin

Theret me thikë një i mitur në Lipjan

admin

Leave a Comment