April 16, 2021
Portali Shprehja

Zyrtarizohet bashkëpunimi në mes të ITSHKSH-së dhe Arkivit të Kosovës – Iliria News Agency

Dje në Prishtinë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Me këtë rast nga ana e të dy institucioneve u shpreh gatishmëria për të hapur shtigje të reja hulumtimi shkencor mbi bazën e bashkëpunimit reciprok, duke i përdorur njohuritë dhe resurset që
posedojnë këto dy institucione të rëndësishme.

“Ne i jemi mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe drejtorit Bedri Zyberajt që po i hap sirtarët e vet për hulumtuesit tanë shkencorë, duke ofruar një mbështetje konkrete në begatimin dhe avancimin e njohurive tona mbi bazën e një opusi të pasur arkivor që posedon ky institucion.

ITSHKSH edhe këtë vit do të shënojë një ngritje substanciale në pasurimin e veprimtarisë hulumtuese, duke shfrytëzuar edhe dokumentet që posedojnë arkivat e Kosovës, të cilat do të përplotësojnë kriteret bazike të argumentimit shkencor. Bashkëpunimi në mes nesh nuk ka munguar edhe në të kaluarën, por tash e tutje ai po vendoset mbi disa binarë të mirëfilltë të këmbimit të njohurive e përvojave, kurse për neve si ITSHKSH kjo është e mirëseardhur për arsye se vjen si mbështetje direkte në punën tonë hulumtuese-shkencore edhe për projektet të cilat ne presim t’i realizojmë në të ardhmen, siç janë Historia e shqiptarëve të Maqedonisë, Fjalori enciklopedik mbi shqiptarët në Maqedoni, Monografia mbi Shkupin etj.

Presim që këto dhe projekte të tjera të jenë pjesë e studimeve dhe kërkimeve tona mbi ndriçimin e traditës materiale e shpirtërore iliro- arbërore-dardane në trevat tona, duke pasur si pikënisje argumentimin shkencor që do të na ofrojë opusi arkivor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës”, tha drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani.

Aktiviteti i mësipërm u zhvillua në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës,me ç’rast u hap edhe ekspozita „70 Vjet Arkiv“, si pjesë e Javës së Arkivave të Hapura (sot: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës), si dhe u promovua libri ,,Ndarja administrative e vilajeteve shqiptare”, përkthyer dhe përgatitur nga Dr. Hatixhe Ahmedi. Ky libër së shpejti do të promovohet edhe në ITSHKSH në Shkup.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, përfaqësues të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Aktivitetet me një fjalë rasti i hapi drejtori i AShAK-së Bedri Zyberaj, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

Të Ngjajshme

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment