100 mijë balona ‘për’ Kamala Harrisin
Balona të kuq, të bardhë dhe të bardhë – 100 mijë sosh – kanë rënë nga tavani i “United Center” në festën e organizuar me rastin e emërimit të zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.
Inflacioni ishte një çështje kyçe në Konventën Kombëtare Demokratike – inflacioni i balonave, shkruan cnn.
Për t’i marrë ato dhe për ti vendosur në tavan janë angazhuar 75 vullnetarë, 30 anëtarë të stafit dhe “një duzinë apo më shumë Local 2 Stagehands” që punonin me një sistem të specializuar të zhvilluar në vitin 1988, sipas një zyrtari të konventës.
Ekziston një “gamë ekspertize” e përfshirë – nga vendimet kreative për formën dhe madhësinë, menaxhimin e vullnetarëve dhe “koordinimin me skenën dhe makineritë e sindikatës (për të siguruar) që çdo balonë të pozicionohet në mënyrë të përsosur për ndikim maksimal”, sipas zyrtarit.
Balonat filluan të fryhen të mërkurën e kaluar, tha zyrtari, por planifikimi filloi muaj më parë.
Për katër ditët e fundit, balonat – me përmasa 23 cm dhe 61 cm – kanë qenë në pritje të këtij momenti.
Ndryshe, Harris gjatë mbrëmjes së kaluar është nominuar zyrtarisht si kandidate e demokratëve për presidente ndërkaq Donald Trump do të kandidojë në emër të republikanëve. /Telegrafi/