
“16% që ia rrase popullit, a ke me thënë diçka?” – Komentuesit ‘gozhdojnë’ Kurtin në Facebook

Pak minuta më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani.
Në një postim të shkurtër, ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Megjithatë, kjo temë nuk ka marrë vëmendjen e pritur nga qytetarët. Ajo që duket se i ka shqetësuar më shumë është vendimi i djeshëm i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16%.
Në pjesën e komenteve poshtë postimit të Kurtit në Facebook, një numër i madh qytetarësh kanë shprehur pakënaqësi dhe kritika të forta, duke i kërkuar përgjigje për mungesën e një qëndrimi ndaj vendimit të ZRRE-së.




