
“250 mijë euro janë ndarë për motrën e Artan Abrashit”, nga LDK-ja i përgjigjen Hajrulla Çekut

Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli ia ka përmendur ministrit Hajrullah Çeku mijëra euro që ai ka ndarë Organizatës së tij dhe motrës së Artan Abrashit – deputetit të Vetëvendosjes.
Reagimi i Pacollit ka ardhur pasi ministri Çeku “talli”, kreun e LDK’së Lumir Abdixhiku për deklaratën e tij për postin e kryeministrit.
Pacolli ka cekur se ministri Çeku ka ndarë 250 mijë euro për motrën e Artan Abrashit( deputetit të VV-së nga qyteti i Hajrullah Cekut).
Statusi i plotë i Egzon Pacollit:
Para se të flasë për politikë, Hajrullah Çeku ka detyrë t’u përgjigjet qytetarëve për dyshimet serioze që rëndojnë mbi ministrinë që ai drejtoj gjatë qeverisë korruptive “Kurthi”
– 257 mijë euro janë ndarë për OJQ-në e tij.
– 250 mijë euro janë ndarë për motrën e Artan Abrashit( deputetit të VV-së nga qyteti i Hajrullah Cekut).
Ti edhe morali politik, keni rrugë shumë të ndara!