26 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 5 ende aktive
Deri në orën 18:00 të së dielës, 7 shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), 5 prej tyre janë ende aktive, 6 janë vënë nën kontroll, ndërsa 15 zjarre janë shuar.
Zjarre aktive janë raportuar në komunat Çuçer-Sandevë, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë dhe Krushevë. Ekipet në terren vijojnë aktivitetet për përballimin e situatës dhe lokalizimin e vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, nën kontroll janë zjarret në komunat Kërçovë, Saraj, Dellçevë, Bërvenicë, Novosellë dhe Staro Nagoriçan.
Sipas QMK-së, gjatë ditës janë shuar zjarre edhe në komunat Gjorçe Petrov, Bosillovë, Kërçovë, Resnjë, Bërvenicë, Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Strumicë, Likovë, Kumanovë dhe Shuto Orizare.
Autoritetet dhe ekipet në terren po vazhdojnë monitorimin e situatës, veçanërisht në zonat ku zjarret mbeten aktive.