Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 270 mijë euro mashtrim në Istog, arrestohen edhe dy persona të tjerë
Kosovë

270 mijë euro mashtrim në Istog, arrestohen edhe dy persona të tjerë

July 11, 2024

AA

Gazeta Insajderi raportoi dje për një mashtrim të madh që dyshohet se iu bë një personi, vlera e të cilit kap shifrën e 270 mijë eurove.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, duke e cuar numrin total të të arrestuave për këtë rast në katër.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Gazetës Insajderi brenda organeve të drejtësisë në vend.

Përvec arrestimit të dy personave të tjerë,  në raportimin e Insajderit, janë dhënë detaje lidhur me mënyrën se si u krye mashtrimi dhe rënia në pranga të dy të dyshuarve të parë që u arrestuan Berat Mehmetukaj dhe Florentina Dakaj.

Gazeta Insajderi ka sjellur detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë, e cila ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Mehmetukajt dhe Dakajt për veprën penale “Mashtrimi”.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se që nga viti 2022 e deri më qershor të këtij viti, në Istog përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ata kanë dëmtuar viktimën dhe e kanë stimuluar ta blejnë një lokal në Istog.

Sipas dosjes, dy të dyshuarit nga i dëmtuari kanë përfituar 270 mijë euro.

“Që nga periudha kohore e vitit 2022, në vazhdimësi, e gjer me dt 17.06.2024, në Istog, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin dhe vazhdojnë lajthimin ndaj tij, dhe me këtë e nxisin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që të pandehurit Florentina Dakaj dhe Berat Mehmet Ukaj, në emër të kinse të blerjesë së një lokali në Istog dhe rritjes së vlerës së tij, nga i dëmtuari kanë përfituar para në shumë prej 270.000 euro, ku nga kjo shumë 188.865,00 euro i dëmtuari i ka transferuar 270 mijë euro”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve nën arsyetimin se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale në rast se lihen të mbrohen në liri.

Pas 48-orësh, pritet të mbahet seanca dëgjimore për ta caktuar një vendim lidhur me dy të dyshuarit.

Përgjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës kanë arrestuar Berat Mehmetukaj dhe Florentina Dakaj, ndaj të cilëve iu është caktuar masa 48-orëshe. /Insajderi.org/

Previous post
Next post
Të fundit

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5264
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po qëndron në Ohër në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në kuadër

Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.