”30 për qind e shtëpive në Kosovë janë të zbrazura”
Drejtuesi ekzekutiv i Qendrës Evropiane për Komunitete, Adrian Zeqiri është shprehur se 50 për qind e shtëpive në zonat rurale në Kosovë janë të zbrazura.
Ndërkaq, sipas Zeqirit në tërë Kosovën, shtëpitë e zbrazura mbërrijnë 30 për qindëshin.
“Pjesët rurale, sidomos pjesët e qendrave më të vogla janë duke u zbrazur, kushdo që udhëton në fshatrat e Kosovës do të vërejë se mbi 50 për qind e shtëpive janë të zbrazura”, tha Zeqiri në Info Magazine.
“Janë mbi 30 për qind të shtëpive të zbrazura, duke përfshirë dhe banesat në Kosovë, të cilat nuk kanë ndonjë shfrytëzim ekonomik, përveç se janë si ndërtime”.
Tutje, ai shprehet se duhet gjetur një metodologji për t’i vënë në funksion shtëpitë e zbrazura.
“Mendoj se duhet të gjendet një metodologji se si të futen në funksion këto shtëpi të zbrazura”, deklaroi Zeqiri.