35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu falenderon strukturat e Degës në Ferizaj për mbështetjen e fuqishme
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 35 dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka falenderuar strukturat e kësaj dege për mbështetjen e fuqishme.
Ai thotë se kjo mbështetje garanton fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i Lulzim Aliu:
Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj janë forca lëvizëse dhe shtysa kryesore e të gjitha sukseseve tona.
Mbështetja që morëm sonte nga këto struktura garanton fitoren e sigurt në zgjedhjet e 7 qershorit.
Një falënderim i veçantë për secilin nga ju, që me punën, përkushtimin dhe angazhimin tuaj po i jepni forcë vizionit tonë të përbashkët.
Bashkë drejt fitores!
PDK 125 
Bedri Hamza Nr. 1 
Lulzim Aliu Nr. 35