
40 projekte kapitale në Tetovë në vitin 2025
Sektori i Urbanizimit në Komunën e Tetovës ka miratuar 40 leje ndërtimi për projekte kapitale brenda vetëm 14 ditësh.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Urbanizimit, Rilind Selmani, i cili theksoi se ekipi i tij po punon me intensitet për të sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve. “Në një kohë kur të tjerët flasin, ne punojmë. Në një kohë kur të tjerët premtimet i lënë në letër, ne projektet i çojmë drejt realizimit”, u shpreh Selmani.
Lista e projekteve të miratuara:
1. Rikonstruim i rrugës lokale në fshatin Shipkovicë, Komuna e Tetovës
2. Rikonstruim i rrugës “Shtipska” në Tetovë, Komuna e Tetovës
3. Rikonstruim i rrugës “Mehmet Pashë Deralla”, rruga “5”, rruga “4”, rruga “3” dhe rruga “8” në BU 60, Komuna e Tetovës
4. Ndërtimi i kolektorit për kanalizime atmosferike në rrugën për në fshatin Falisht, Komuna e Tetovës
5. Rikonstruim i rrugës lokale në fshatin Llavcë, Komuna e Tetovës
6. Rikonstruim i rrugës lokale rruga “SHF Përparimi – Xhamija e Epërme”, Reçicë e Madhe, Komuna e Tetovës
7. Rikonstruim i rrugëve lokale rr.160, rr.162, rr.141, rr.142, rr. Lubo Momirovski, rr. Mara Isaeva, Komuna e Tetovës
8. Rikonstruim i rrugëve lokale rr. Mihajlo Rajçeviq, rr. Hristo Antevski, rr.144, rr.142, Komuna e Tetovës
9. Rikonstruim i rrugëve lokale BU 108-106, rr.111, rr.112, rr.113, rr. Prespanska, rr. Polog, rr. Kavkaska, rr. Korushka, rr. Kievska, Komuna e Tetovës
10. Rikonstruim i rrugës lokale rr. 29 Nëntori, Komuna e Tetovës
11. Rikonstruim i rrugëve lokale BU 21, rr. Vëllezërit Simovski, rr. Proleterska, Komuna e Tetovës
12. Rikonstruim i rrugës lokale BU 19, rr. Prohor Pchinski, Komuna e Tetovës
13. Ndërtimi i palestrës sportive – pishinë e mbyllur për not në Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi”
14. Ndërtimi i palestrës sportive – pishinë e mbyllur për not në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”
15. Ndërtimi i kolektorit të kanalizimit atmosferik për lagjen Dardania
16. Ndërtimi i rrugës me objekte infrastrukturore përcjellëse në Reçicë të Madhe
17. Rikonstruim i rrugës “175” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
18. Rikonstruim i rrugës “179” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
19. Rikonstruim i rrugës “108” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
20. Rikonstruim i rrugës “146” në Tetovë, Komuna e Tetovës
21. Rikonstruim-rehabilitim i rrugëve lokale rruga “Savo Tasevski” krah shkollës, Komuna e Tetovës
22. Rikonstruim i rrugëve lokale rr. “152”, Komuna e Tetovës
23. Rikonstruim i rrugës “Jashtë Vardarit”, Komuna e Tetovës
24. Rikonstruim i rrugës “Karaorman”, Komuna e Tetovës
25. Rikonstruim i rrugës “L.Bozhinovski Pish”, Komuna e Tetovës
26. Rikonstruim i rrugës “K.R.Drncë”, Komuna e Tetovës
27. Rikonstruim i rrugës “134” dhe rrugës “Potoçka”, Komuna e Tetovës
28. Rikonstruim i rrugës “185”, Komuna e Tetovës
29. Rikonstruim i rrugës “A.J. Zhurchin”, Komuna e Tetovës
30. Rikonstruim i rrugës “A. Zdravkoski” dhe të tjerë, Komuna e Tetovës
31. Rikonstruim i rrugës “I.R.Lola”, Komuna e Tetovës
32. Rikonstruim i rrugës “K.J. Pitu”, Komuna e Tetovës
33. Rikonstruim i rrugës “B.Toska”, Komuna e Tetovës
34. Rikonstruim i rrugës “B.Koçovski”, Komuna e Tetovës
35. Rikonstruim i rrugës “Lenin”, Komuna e Tetovës
36. Rikonstruim i rrugëve rr.164, rr.167, rr.168, rr.170 në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
37. Rikonstruim i rrugës “C.Dimov”, Komuna e Tetovës
38. Rikonstruim i rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Xhepçisht
39. Ndërtimi i objektit infrastrukturor – kolektor për ujërat e zeza në fshatin Xhepçisht, Komuna e Tetovës
40. Ndërtimi i objekteve për ritet fetare – varrezat ortodokse në fshatin Falisht
“Po ndërtojmë sot për të ardhmen që e meritojmë!
Çdo projekt i realizuar është një fije më shumë shprese për Tetovën tonë – një qytet që ecën përpara, që zhvillohet dhe që punon për mirëqenien e secilit qytetar.
Falë përkushtimit të sektorit të urbanizmit dhe gjithë ekipit të Komunës së Tetovës, sot shohim rezultate, jo fjalë bosh!”, ka shkruar Selmani.