AA
Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në prangat e Policisë Shqiptare, pas një operacioni të koduar “Operacionalja 54”, zhvilluar nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë të ditur se i arrestuari, shtetasi M. A., lindur dhe banues në Shkup, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale, përfshirë: trafikim droge, kërcënim i rrezikshëm, zhvatje e rënduar, dhe plagosje. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik në Innsbruck, Austri, ndërsa legjislacioni penal austriak parashikon deri në 20 vjet burg për këto shkelje.
Gjatë arrestimit në Tiranë, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.
Interpol Tirana ka nisur procedurat ligjore për ekstradimin e 41-vjeçarit drejt Austrisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake.
Operacioni “Operacionalja 54” vjen si pjesë e aksioneve të vazhdueshme të Policisë së Shtetit për kapjen e personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale