48 orë paraburgim për të dyshuarin për dhunë familjare në Shkup
AA
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë në lagjen Taftalixhe, ku bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare u hodhën nga një ndërtesë.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për disa vepra penale: lëndim trupor, rrezikim të sigurisë dhe nxitje ose ndihmë në vetëvrasje. Masa e paraburgimit është vendosur për të siguruar zhvillimin e hetimeve dhe mbledhjen e provave.
Institucionet bëjnë të ditur se burri prej vitesh dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Ivana, vetëm dy orë para ngjarjes, e kishte denoncuar bashkëshortin për sulm në bulevardin “Goce Delçev”. Më pas ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur konflikt dhe e ka tërhequr kallëzimin.
Hetimet për rastin vazhdojnë.
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut