AA
Me transferimin e Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Dean Huijsen dhe shumë pranë zyrtarizimit të Alvaro Carreras, te Real Madrid pritet të ketë disa largime, të nevojshme për të ulur koston e pagave si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme për prurjet e reja.
I pari në listë është Ferland Mendy, francezi ka humbur prej kohësh vendin e titullarit. Me formën e mirë të Fran Garcia në krahun e majtë në Kupën e Botës për Klube si dhe me ardhjen e Alvaro Carreras, nuk ka më vend në ekip për mbrojtësin francez. Ai pritet të largohet për një shifër të ulët, rreth 10 milionë euro.
Një tjetër mbrojtës që pritet të largohet nga Real Madrid është edhe David Alaba, austriaku më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë, ndaj largimi i tij duket i pashmangshëm.
Në mesfushë pritet largimi i Dani ceballos, për mesfushorin andaluzian nuk ka më vend në ekip, pasi dihet që reparti i mesfushës te madrilenët kanë një konkurrencë shumë të fortë dhe sidomos me shkëqlimin së fundmi të Arda Guler, shanset për të qëndruar për 28-vjeçarin spanjoll janë të pakta.
Në listë për t’u larguar janë edhe dy brazilianët e sulmit, Rodrygo Goes, i cili ka humbur rëndësinë në ekip me ardhjen e Xabi Alonso-s dhe i riu Endrick, i cili me shumë mundësi do të huazohet brenda La Ligës. Përsa i përket Rodrygo-s, interesi për të është shumë i madh si nga klubet e Premier League, ashtu edhe nga PSG në francë, si dhe klubet arabe. Real Madrid e vlerëson 90 milionë euro sulmuesin brazilian dhe do pranojë largimin e tij, vetëm nëse paguhet kjo shifër.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.