AA
Nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në orët e pasdites së djeshme u zhvillua një aksion ku u arrestuan pesë persona, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, menaxheri i një kompanie private i ka premtuar ryshfet prej 50 mijë eurosh drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore dhe Zhvillim Rural, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për fonde nga programi IPARD, ndonëse kompania nuk i plotësonte kushtet.
Në skemë janë përfshirë edhe tre ndërmjetës, mes tyre një punonjës i Administratës Tatimore dhe një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj drejtorit. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 400 euro si pjesë e ryshfetit të pranuar. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.
Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri
Një nismë e re parlamentare është ndërmarrë nga deputetët e Aleancës Kombëtare për Integrim – Frontit Europian, të cilët kanë
Përfundoi seanca gjyqësore me prezantimin e dëshmive dhe dhënien e deklaratave të dëshmitarëve të katër shtetasve turq, të cilët janë