“50 vite nuk jam ndal”, Shkurte Fejza kujton periudhën e luftës në Kosovë
50 vjet në skenë! Këngëtarja e suksesshme me zërin brilant Shkurte Fejza nuk mund të mungonte sonte në studion e “Opinion”. Tha se karrierën e saj muzikore e ka nisur që para ’70-ës, por regjistrimin e parë të një kënge e realizoi në vitin 1974.
“Kam bërë regjistrimin e parë në televizionin e Prishtinës në atë kohë, dy vite më herët pati nis. Pastaj erdhën në fshatin tonë, e hajde një këngë për Vojo Kushin që e këndova në Kosovë. Që nga ajo kohë unë asnjëherë nuk jam ndal, 50 vite rresht…Në Kosovë, Shqipëri, diasporë, Amerikë kudo ku ka shqiptarë.”
“Kemi qenë në fshat dhe ka qenë një periudhë shumë e tmerrshme. Shoku im para luftës është marrë edhe me aktivitet politik, pastaj meqë merrej me politikë, me ik të parët nuk shkonte dhe ngelëm ashtu sepse të gjithë banorët e pyesnin dhe desh lamë kokën për atë përgjegjësi. Kemi bashkëjetuar në njëfarë forme edhe me serbin. Mendonim që do kalonim mirë, edhe luftën ndoshta, mirëpo ndodhi e kundërta. U armatosën! E kujtoj që kemi shkuar te një teze e Hajrushit, edhe vëllai i shokut ka qenë ushtar e pastaj ra dëshmor. U vështirësuar jeta jonë atje, më 3 Prill kemi ardhur në Shqipëri, udhëtimi ynë zgjati 4 ditë, nga Prizreni. Me traktor, me makina…”, tregoi këngëtarja.
MPB: Dje janë sanksionuar 113 motoçiklistë në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues të motoçikletave në
Osmani shkon në Bruksel: Takime për perspektivën evropiane
BDI njofton se nënkryetari Bujar Osmani do të udhëtojë drejtë Brukselit në një vizitë dyditore. Siç thonë ata, Osmani pritet
LSDM: Filkov nuk vepron asgjë për ekstradimin e
LSDM akuzoi Gjykatën se ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por ato ende