6 persona arrestohen për skemë kriminale gjatë regjistrimit të automjeteve
Policia ka zbuluar një grup kriminale dhe ka ngritur kallëzim penal për 6 persona fizik dhe tre subjekte juridike. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin mbi 2 milion euro nga tarifat regjistrimit të automjeteve. Gjatë aksionit policor në disa lokacione në Shkup më 2 dhe 3 shtator, policia ka arrestuar personat me iniciale S.S., Sh.S. dhe Z.GJ., tek të cilët gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 27.735 euro, 28.500 denarë, 750 franga zvicerane dhe 100 dollarë, disa telefona dhe dy vetura.
I dyshuari i parë S.S. në cilësinë e drejtuesit të subjektit juridik nga fshati Kuçevishtë, i cili që nga viti 2011 ka pasur autorizim për të kryer kontrolle teknike të automjeteve, edhe me tre persona të tjerë dyshohet se ka përgatitur dhe dorëzuar raporte të rreme për shumat e mbledhura gjatë regjistrimit të automjeteve.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Në periudhën nga 01.01.2021 deri më 20.01.2026, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme për vete në shumë prej 138.877.419 denarësh, ka përgatitur dhe dorëzuar raporte të rreme për taksat e mbledhura për regjistrimin e automjeteve në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, Kryqin e Kuq, Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe komunat”.
Ndërkaq, T.M. në cilësinë e ndihmësdrejtoreshës së Financave në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, megjithëse kishte detyrim të monitoronte kompensimin e paguar dhe të kontrollonte raportet e paraqitura, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Ajo nuk ushtroi mbikëqyrje të duhur dhe i raportoi D.M. shumën e mbledhur në llogarinë e institucionit në vend që personi juridik nga fshati Kuçevishtë t’u dorëzonte raporte mujore, në të cilën mënyrë S.S. i mundësoi atij të përfitonte një përfitim të paligjshëm në shumën prej 48.434.406 denarësh në lidhje me kompensimin për taksën rrugore”.
Kurse M.D. si kontabilist i çertifikuar i subjektit juridik nga Shkupi ka regjistruar të dhëna të rreme në dokumentacionin kontabël që ndryshojnë nga dokumentacioni real i punës dhe në këtë mënyrë, S.S. i është mundësuar të përfitojë në mënyrë të paligjshme në shumën prej 138.877.419 denarësh në lidhje me tarifat e ngarkuara gjatë regjistrimit të automjeteve.
Emine Ismaili /SHENJA/
