Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 680 kilogramë kanabis konfiskohen në Maqedoni. Këta janë dy të dyshuarit
Maqedoni

680 kilogramë kanabis konfiskohen në Maqedoni. Këta janë dy të dyshuarit

September 23, 2026

AA

Policia ka zbuluar një plantacion ilegal me kanabis në zonën e fshatit Sekirnik, në rrethinën e Strumicës, ku janë konfiskuar rreth 680 kilogramë bimë kanabisi.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME:

-SPB Strumicë, pranë Prokurorisë Themelore në Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy nga Komuna e Novo Sellës, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.

Hetimi ka zbuluar se dy të dyshuarit, pas një marrëveshjeje të mëparshme, kishin përpunuar një pjesë të fshehur të një parcele në vendin e quajtur “Matnik”, ku në maj të vitit 2026 kishin mbjellë dhe kultivuar kanabis me qëllim të prodhimit të marihuanës. Gjatë veprimeve operative dhe masave të posaçme hetimore janë siguruar prova për përfshirjen e të dyshuarve në kultivimin e bimëve.

I pyetur se ku ishte policia deri më tani që nuk e kishte detektuar më herët këtë plantacion, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se është vepruar menjëherë sapo janë marrë informacione dhe se për këtë aksion është punuar gjatë.

“Ku ta gjenim që procedura të këtilla gjatë viteve të ishin zbatuar më shumë, e nuk do të ishim në këtë derexhe ku jemi tani. Reagimi në rastin konkret absolutisht është në kohë dhe është fakt që nuk kemi lejuar që ajo drogë të gjendet në rrugët tona dhe në duart e qytetarëve tanë”, theksoi Toshkovski.

Sipas policisë, gjatë bisedës zyrtare të dyshuarit kanë pranuar se kishin siguruar farat, kishin përgatitur tokën dhe kishin krijuar plantacionin ilegal. Pas përfundimit të procedurës policore, të dy personat janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Strumicë, ku do të vijojë procedura përkatëse ligjore.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të

November 19, 2026
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

November 19, 2026
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë

November 19, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët jo

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5214
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.