
79’shi i LDK’së viziton vendin ku u premtua ndërtimi i Parkut Solar, pyet: Kujt po i shërben Albin Kurti?

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK’së në zgjedhjet parlamentare, ka vizituar zonën e Kramovikut, ku parashihej ndërtimi i një paneli solar.
Mulaj ka thënë se aty gjeti vetëm premtime boshe, teksa kujtoi se Kosova ka importuar më shumë se 700 milionë euro energji elektrike.
Si deputet i ardhshëm, Mulaj ka thënë se prioritet do të jetë çështja e energjisë elektrike.