
“8 shqiptarë, asnjë maqedonas” – Mediat maqedone të revoltuar me punësimin e shqiptarëve në QSHP
aPunësimi i tetë shqiptarëve dhe mungesa e kuadrove maqedonase në Institutin për Shëndet Publik ka revoltuar mediat maqedonase të cilët menjëherë kanë filluar ta sulmojnë drejtëpërdrejtë drejtorin Muhamed Demiri, i cili është kuadër i VLEN.
Në disa media është shpërndarë si shpejtësia e dritës deklarata e drejtorit përmes të cilës ai ka njoftuar për punësimin e tetë shqiptarëve.
“Janë punësuar tetë shqiptarë”, ka shkruar drejtori, e këtë pjesë mediat maqedonase e kanë shpërndarë.
Në institutin për Shëndet publik janë avancuar tetë shqiptarë gjithashtu janë punësuar tetë tjerë të rinjë, prej tyre asnjë maqedonas, thuhet në tekstet e disa mediave maqedonase të cilat kanë shpërndarë lajmin.