VIDEO / Skuadra e Bundesliga 3, kap gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë
Ishte padyshim një rezultat i magjishëm, që shton edhe më shumë shpresat për fitimin e trofeut për herë të parë, të Kupës së Gjermanisë. “Amatorët” e Saarbrukenit kanë arritur një tjetër fitore të madhe në “DFB Pokal”, teksa kësaj radhe kanë arritur të mundin një tjetër emër të madh të futbollit gjerman, skuadrën e Borusia Mynshengladbahut.
Djemtë e teknikut Rudiger Ziehl kanë “përmbysën” gjithçka brenda 90 minutëshit, me miqtë e Gladbach, që dërguan të parët topin në rrjetë, falë “bomberit”, 25-vjeçar, Robin Hak, në minutën e 9’-të, mirëpo Amine Naifi, vetëm dy minuta më vonë dhe Kai Brunker, në minutën e 93’-të të sfidës “hipotekuan” fitoren e madhe të vendasve, në “Ludvigspark stadion”.
Falë kësaj fitoreje, Saarbruken arrin në gjysmëfinalen e madhe të këtij kompeticioni, teksa përballë do të ketë një tjerët emër të madh, skuadrën e Kaizerslauternit. Në përballjen tjetër, “Aspirinat” e Bajer Leverkuzenit do të sfidojnë Fortuna Duseldorfin, me të dyja këto sfida që do të zhvillohen në mbrëmjen e 3 prillit.