Shoku i Adriana Matoshit: Ajo ia doli ta mposhtë kancerin për herë të tretë
AA
Ditën e sotme një nga miqtë e ngushtë të aktores së njohur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të saj pas operacionit dhe duket se çdo gjë ka shkuar mirë.
Ditën e hënë, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin se është përballur me një sëmundje të re.
Matoshi ka bërë të ditur se do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktorja nuk ka zbuluar saktësisht se për cfarë bëhet fjalë por në postimin e saj, ajo ka kërkuar lutjet e të gjithë ndjekësve të saj që të rikthehet shëndosh e mirë.
Mirëpo, ditën e sotme një nga miqtë e ngushtë të aktores së njohur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të saj pas operacionit dhe duket se cdo gjë ka shkuar mirë. Miku i saj ka zbuluar gjithashtu se sëmundja e re për të cilën Matoshi i është referuar, ishte pikërisht një tjetër tumor, betejën me të cilin ka dalë përfundimisht fitimitare pas tre sprovave të vështira.
“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Gjashtë të arrestuar pas të shtënave në një
Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas aksionit policor të zhvilluar lidhur me të
Temperaturat arrijnë në 40 gradë, IPSH thirrje qytetarëve
Pasi temperaturat në Maqedoni e Veriut do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, Instituti i Shëndetit Publik, ka publikar
Mickoski: Hetimi për ujin në Gostivar do të
Situata në Gostivar në lidhje me ujin e pijshëm po normalizohet gradualisht, pasi procesi i hiperklorimit të ujit në Gostivar