Liga Evropa sjell në terren Milanin, Liverpullin, Marsejën…
Liga e Europës sjell ndeshjet e kthimit të fazës 1/8, me skuadrat që kërkojnë një biletë për në çerekfinalet e turneut të dytë për nga rëndësia në Europë. Por duke parë emrat e ekipeve që janë në garë, ky aktivitet në edicionin aktual ka marrë një rëndësi më të madhe se në vitet e kaluara.
Sot në fushë do të jetë Milani, i cili pasi ka fituar me shifrat 4-2 në ndeshjen e parë, do të zbresë në fushë në Pragë për t’u përballur me Slavian vendase. Nuk do të jetë e lehtë, pasi çekët treguan se mund të godasin prapavijën kuqezi, ndaj pritet një duel i ndezur.
Detyra më të lehta kanë skuadra si Olimpik Marseja, Roma e Liverpuli, që kanë siguruar fitore të pastra në ndeshjet e para të tyre. Pak më e vështirë do të jetë puna e Bajer Leverkuzenit, i cili përballë Karabak të Xhixhës thuajse regjistroi humbjen e parë të sezonit në javën e kaluar.
Në fushë zbresin edhe Berat Gjimshiti me Atalantën, ashtu si edhe Qazim Laçi me Spartën e Pragës, e cila luan një duel prestigji në “Anfield” ndaj Liverpulit.
NDESHJET
Ora 18:45
Slavia Pragë-Milan (2-4)
Vijareal-Olimpik Marsejë (0-4)
Rejnxhërs-Benfika (2-2)
Uest Hem-Frajburg (0-1)
Ora 21:00
Atalanta-Sporting Lisbonë (1-1)
Brajton – Roma (0-4)
Liverpul-Sparta Pragë (5-1)
Bajer Leverkusen-Karabak (2-2)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para