Ben Uajt firmos kontratën e re afagjate me Arsenalin
Ben Uajt ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Arsenalin, duke e lidhur të ardhmen e tij me klubin londinez. Futbollisti kualitativ u ishte bashkuar “Gunners” në korrik të vitit 2021 nga Brajtoni, ndërsa u bë lojtar i rëndësishëm i ekipit duke i zhvilluar 122 ndeshje me “Topçinjtë” nga ajo kohë, shkruan klubi anglez në faqen e tij zyrtare.
Gjatë tri sezoneve në veri të Londrës, ai e kaloi edicionin e parë si qendërmbrojtës para se të lëvizte në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku e luajti çdo ndeshje të sezonit të kaluar. Ben ishte prezent gjithmonë që nga pushimi dimëror, ndërsa është meritor që Arsenali pësoi vetëm pesë gola në 10 ndeshje.
Ai kishte debutuar në moshën 18 vjeçare tek Brajtoni, ndërsa e kishte kaluar një periudhë huazimi me Njuport Kaunti në Ligën e Dytë, me Piterborou në Ligën One dhe tek Lids Junajted.
Drejtuesit e Arsenalit dhe trajneri Mikel Arteta e shprehën gëzimin që do ta kenë në dispozicion edhe për një kohë të gjatë lojtarin e palodhshëm.