Zomer: Ndeshje e vështirë, por rezultatin duhet pranuar
Portieri i Interit, Jan Zomer, ndoshta ishte një nga më të mirët në fushë, por pritjet e tij nuk mjaftuan për të shpëtuar eliminimin e Interit. Portieri zviceran thotë se ishte ndeshje e vështirë, por rezultati duhet pranuar.
“Është vërtet shumë e rëndë sepse mund të shënonim më shumë gola. Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Edhe ata mund të na kishin shënuar më shumë. Edhe fati na mungoi. Niveli është gjithmonë e më i vështirë në të tilla ndeshje. Ne kemi thënë se jemi skuadër e fortë dhe duhet të shohim përpara për ndeshjet e ardhshme. Ky është futbolli. Ka shumë zhgënjim, por duhet të pranojmë rezultatin. Tani vëmendja duhet të jetë e gjitha në objektivat e radhës”, ka thënë portieri Jan Zomer.