Rasti “Alfa”, Dauti: Zvarritjet vazhdojnë edhe në Gjykatën Themelore Shkupi I
Ramiz Dauti, familjar i të dënuarit Agim Islami në rastin “Alfa”, thotë se zvarritjet në procedurën e kërkesës për rigjykim në këtë rast po vazhdojnë, shkruan TV21. Dauti thotë se kërkesa bashkë me ekspertizën janë në Gjykatën Themelore Shkupi I dhe nuk po merren parasysh.
“Edhe pse ne u desh të presim Apelin dhe të merret Gjykata Themelore me pranimin dhe vendimin për rigjykim të rastit, nuk ndodhi ajo. Lënda shkoi prej në Apel në Gjykatën Supreme, edhe atje u zvarrit deri më 14 shkurt. Tash prej më 14 shkurt deri më sot sa po flasim ende nuk merret parasysh. Me sa kemi informacione, është në Gjykatën Themelore Shkupi 1 kërkesa bashkë me ekspertizën. Tani lënda është në mendim në Prokurori, pastaj kthehet prapë në Gjykatën Themelore dhe si në gjitha instancat tjera, edhe këtu po zvarritet”, tha për TV21 Ramiz Dauti, familjar i Agim Islamit, i dënuar për rastin “Alfa”.