Spiropali feston ditëlindjen, kolegët i dhurojnë lule gjatë Konferencës së Kryetarëve
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali feston sot 41-vjetorin e lindjes. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku mori pjesë ditën e sotme, Spiropali u surprizua nga kolegët socialist, ministri Çuçi dhe nga Zv. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj.
Kolegët socialistë dhe demokratë pjesë e mbledhjes i dhuruan lule dhe e uruan ministren në ditën e saj të lindjes. Për këtë surprizë Ministrja përmes një postimi në rrjetet socilale i ka falenderuar ku shkruan:
“Me ndjesën që nuk kam mundur t’i kthej përgjigje të gjithëve, falënderime kolegëve, miqve dhe dashamirësve për urimet në ditën e lindjes”, – shkruan Spiropali krahas fotove.