Real Madrid siguron “play off”-in, Barcelona një hap më afër
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 29-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, që ka zyrtarizuar kualifikimin e Real Madrid në fazën “play off”. Skuadra spanjolle fitoi 89-74 ndaj Virtus Bolonja, duke konsoliduar vendin e parë. Pas “Los Blankos” ndodjhet ekipi i Barcelonës, që fitoi 94-76 ndaj Partizan Beograd, duke qenë pranë një vendi në “play off”. Të njëjtin ritëm kanë edhe ekipet greke, në vendet 4-5. Në derbi, Olympiakosi mundi 71-65 Panatinaikosin. Në vendin e tretë, për momentin është Monako, që fitoi 90-82 në Gjermani ndaj Alba Berlin.
Gara për një vend në “play off” është e fortë, teksa edhe Fenerbahçe, Virtus Bolonja, Baskonia Gasteiz dhe Makabi Tel Aviv, synojnë të kualifikohen.
Euroleague-Raundi i 29-të
Olympiacos – Panathinaikos, 71-65
Fenerbahce – Valencia Basket, 118-88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 80-84
Alba Berlin – Monaco, 82-90
Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-73
Barcelona – Partizan Beograd, 94-76
Villeurbanne – Anadolu Efes, 84-80
Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 64-58
Virtus Bolonja – Real Madrid, 74-89