“Djajtë e Kuq” në merkato, 110 mln euro për dyshen e skuadrës italiane
Mançester Junajted ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe duket se ka kthyer sytë nga kampionati italian. Ditët e fundit është folur për disa vëzhgues të Man. Junajtedit për të parë Koopmeiners dhe Skalvini.
Sipas asaj që raporton ‘teamtalk.com’, “Djajtë e Kuq” do të ishin gati për të mposhtur konkurrencën me një propozim befasues: 110 milionë euro që do të përfundonin në arkat e Atalantës për dyshen që pëlqehet edhe nga emra të tjerë të mëdhenj në Itali dhe jashtë vendit.
Mbetet për t’u parë nëse propozimi do të arrijë realisht në tavolinën e drejtuesve të Bergamos dhe nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve.