“Kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn”/ Juli tregon ritakimin: Nuk i kemi thënë asgjë…
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Julian Deda u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.
Por banorët e tjerë e sidomos Romeo Veshaj nuk ishte aspak dakord me këtë. Aktori i humorit u shpreh se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.
Nga ana tjetër, Juli u shpreh se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Madje ai tregoi edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.