VLEN hapi dy shtabe, pjesëmarrje masovike në Kërçovë dhe Haraçinë
Koalicioni VLEN ka vazhduar me parafushatën intenzive në terren me hapjen shtabeve zgjedhore.
Krerët e koalicionit u ndanë sonte në dy vendbanime. Kreu i BESËS, Bilall Kasami dhe kreu i LD-së, Izet Mexhiti qëndruan në Kërçovë, ndërsa kandidati për President, Arben Taravari dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi qëndruan në Haraçinë dhe Hasanbeg për hapjen e shtabeve.
Në te tre hapjet e shtabeve është vërjejtur pjesëmarrje masive e qytetarëve të cilët mbështesin alternativën opozitare nën sloganin “Ndyshimi Vlen”.