Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne përgjithmonë
AA
Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.
Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-19.
Humoristi i shumë skeçeve televizive ka lënë një boshëllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, posaçërisht te miqtë e familja.
Në përvjetorin e tretë të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.
“U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para tre viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë”, nis shkrimin Adelina.
“Bab kam shumë mall për ty. Sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor. Të dua deri në frymë të fundit”, vazhdon shkrimi.
Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.
Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po
Ish emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin dhe
Vdiq tragjikisht në Gjermani, e reja Rina Krasniqi
Rina Krasniqi, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, do të varroset nesër në varrezat e
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Nijazi Muhamedi
Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, gazetarin, publicistin dhe autorin Nijazi Muhamedi. Për shumë