Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona
Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike.
AA
Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike.
“Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit.
Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Për rastin e vrasjes së mjekut në Shkup dje ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.
VMRO vlerëson se reformat kërkojnë angazhim të madh, punë të vazhdueshme dhe përgjegjësi, por se ato japin edhe rezultate të
Konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco”, e cila ndodhej pranë vendkalimit ilegal për këmbësorë në zonën e Bit Pazarit në Shkup,
Ministria e Brendshme ka shpallur një thirrje publike për regjistrimin e nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë, e cila