Arsenali barazoi ndaj Man. Sitit dhe ndali serinë prej 57 ndeshjeve…
Man. Siti dhe Arsenali u ndalën në barazimin pa gola, andaj gjithçka është e hapur në betejën për titullin kampion të Anglisë. Mirëpo Arsenali edhe pse nuk tregoi shumë, të paktën kur bëhet fjalë për pjesën sulmuese të lojës, ata arritën të bëjnë diçka që nuk është parë që nga 9 marsi 2022.
Domethënë, Arsenali është skuadra e parë që ka arritur të ruajë portën e paprekur në Etihad pas 57 ndeshjeve të pabesueshme në të cilat Man. Siti ka shënuar gol. I fundit që e ka bërë këtë para Arsenalit është Sporting i Lisbonës në Ligën e Kampionëve 2022.
Edhe pse Man. Siti kishte dominim e plotë në zotërim dhe iniciativë në fushë, kishte vetëm disa raste nga të dyja palët dhe një barazim pa gola është padyshim ajo për të cilën tifozët e Liverpullit janë më të lumtur.