Digjet një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës

Një fabrikë e mjedrave është kapluar nga zjarri në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Siç shihet nga pamjet që i ka siguruar gazeta Insajderi në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrfikësve.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por deri në këto momente nuk ka marrur ndonjë përgjigje.
Ende nuk dihen shkaqet pse është përhapur ky zjarr.
