FIFA i përgjigjet akuzave të FIFPro: Botërori i klubeve nuk preket
Pas letrës së djeshme, në të cilën FIFPRO akuzonte FIFA-n se kishte bllokuar kalendarin ndërkombëtar dhe kërkonte heqjen e Kupës së Botës për Klube, të planifikuar për në qershor dhe korrik 2025 në SHBA, ka mbërritur përgjigjia e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Matias Grafstromit.
Në fakt është një letër-përgjigje, që ka mbërritur tek Fifpro dhe shoqata e ligave botërore, ËLA. Qasja është e qartë se Botërori i parë për Klubet nuk do të preket, por do të zhvillohet rregullisht.
Letra thekson se FIFA kurrë nuk e ka imponuar kalendarin e saj pa konsultime adekuate (“Çështja e kalendarit është diskutuar me FIFpro dhe ËLA, ndër të tjera, në disa raste, si pjesë kyçe e çështjes më të gjerë të së ardhmes së futbollit më 2021 dhe 2022”) dhe nënvizon hipokrizinë e të dalurit kundër FIFA-s, kur anëtarët e të njëjtave organe, si Premier Liga, CEO i së cilës është presidenti i ËLA, kanë organizuar turne verorë.
A kërcënohen edhe ata me veprime ligjore?
Dikush pyet nëse Fifpro ose Shoqata e Ligave Botërore po padisin organizata të tjera të lojërave. Nëse jo, pse?
Duke folur për të ardhurat, FIFA përsëriti në letër se “ndryshe nga të gjitha të tjerat, të gjitha të ardhurat neto nga këto gara riinvestohen plotësisht në zhvillimin e futbollit global”.
Së fundi, FIFA specifikoi se do të pranojë një diskutim të mëtejshëm me Fifpro-n dhe ËLA përpara kongresit të planifikuar për më 17 maj në Bangkok, Tajlandë, por, nga këndvështrimi i saj, asgjë nuk ka ndryshuar, aq sa duhet specifikuar.
“Ne mezi jemi duke e pritur Kupën e Botës për Klube verën e ardhshme, ashtu si edhe klubet e përfshira”.