Stefano Pioli del hapur: Në ekip na mungon një element
Milan-i është kthyer të buzëqeshë me fitoren e pastër 5-1 ndaj Kaljari-t. Një fitore që i lejon Djallit të blindojë vendin e dytë. Prandaj ka shumë nota pozitive. Një mbrëmje që nisi pa Tomori, Teo Hernandez dhe Leao, të mbajtur në stol për shkak të zgjedhjeve teknike.
“Kam bërë disa vlerësime pas gjashtë ndeshjeve pa fitore. Ata kanë shpenzuar shumë dhe nuk kishin energjinë dhe intensitetin e nevojshëm, pastaj u futën mire,” tha fillimisht Pioli në konferencën për shtyp.
Stefano Pioli ka folur edhe për atë që i ka mbetur peng nga ky sezon.
“Pengu është Europa në përgjithësi. Mund të kalonim edhe grupin shumë të vështirë të Ligës së Kampionëve, nëse do të kishim shfrytëzuar mundësitë që kishim. Ndeshja e dyfishtë kundër Roma-s është gjithashtu një keqardhje. Diçka më shumë mund të ishte bërë në kampionat, por do të kishte qenë e vështirë të luftonim me Inter-in”.
Deklarata të rëndësishme për Pulishiçin dhe Reijndersin.
“Kristian pati një kampionat të jashtëzakonshëm, ai është një profesionist shembullor. Por të gjithë ia dolën mirë, nga Reijnders te Loftus-Cheek. Klubi ka bërë një merkato të mirë. Tiijani është aq i zgjuar sa më shumë të lëvizë aq më mirë. Nuk mendoj se vendosja e tij lart është gjëja më e mirë, por është më mirë që ai të arrijë atje në atë zonë të fushës. Megjithatë, besoj se një lojtar si ky duhet të shënojë më shumë. Është viti i parë dhe për këtë arsye ka vend të madh për përmirësim,” than ë fund Pioli.