
Mundja e Shqipërisë me tre sportist në Lojrat Olimpike “Paris 2024”
Sporti i mundjes nga Shqipëria do të përfaqësohet me 3 sportistë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kështu, pas Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, një biletë për në Oimpiadë ka siguruar edhe mundësi Çermen Valiev, në peshën 74kg.
Valiev doli i tretë në këtë peshë, në turneun kualifikues që po zhvillohet në Stamboll në Turqisë. Mundësi kuqezi fitoi dy duelet shtesë, duke treguar një formë të mirë dhe duke nderuar flamurin shqiptar.
Mundësi nga Çeçenia, u ndal në gjysmëfinalen e kësaj peshe, ku u mund 2-3 nga Rassadin. Ndërkohë që, më herët kishte mposhtur në raundet paraprake 10-0 Alikhanian, 5-4 Kentçadze dhe me pikë Çamizo pas barazimit 5-5.
Në sfidën e parë shtesë, ai mundi 4-3 Nurkozha Kaipanov të Kazakistanit, ndërsa në duelin “play off”, Valiev mundi 3-2 turkun Soner Demirtash. Kjo fitore i dha mundësi mundësit kuqezi të kualifikohet për në Lojrat Olimpike “Paris 2024”.