Halland hero i Man. Sitit, Pep Guardiolën gati e lëshoi zemra në mbrojtjen e Ortegas
Mançester Siti me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier Ligë që do te ishte i katërti radhazi dhe që do të thotë se askush më parë nuk e ka arritur, as Man. Junajtedi, as Liverpulli, as Arsenali dhe as Çellsi…
“Qytetarët” mposhtën 0-2 Totenhamin në transfertë, duke kaluar pengesën e fundit të vështirë në këtë sprint të fundit të garës së kampionatit. Festa e madhe e skuadrës së Pep Guardiolës do të organizohet në ndeshjen e fundit, në “Etihad”, përballë Uest Hemit, ekip që nuk ka më asnjë objektiv për të arritur.
“Heroi” i Man. Siti-t në këtë ndeshje ishte Erling Haaland, autor i të dy golave të miqve. Të parin e realizoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa atë që vulosi fitoren e ekipit të Guardiolës norvegjezi e shënoi me 11-metërsh, sapo nisi koha shtesë.
Sakaq, rasti më i madh i ndeshjes erdhi nga Son, i cili në kundërsulm përballë portierit Ortega (i futur në vend të Edersonit të dëmtuar) ishte i pabesueshëm dhe bëri që Guardiola të shtrihej në tokë nga tensioni.

LMAO 😭#pep #son #mcfc #thfc pic.twitter.com/8VbB4H21WP
— 🔪𐌃𐌄𐌍𐌍𐌉𐌔🔪 (@dennis_k_g) May 14, 2024
Nderkohe, me fitoren e Man. Siti, ka zyrtarizuar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.