Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar
AA
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga jeta e tij personale.
Ajo që pritej të ishte një intervistë standarde, u kthye në një udhëtim emocional për Bleron kur stafi i emisionit vendosi të bëjë një surprizë të veçantë duke përdorur pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika.
Angazhimi i Afronës në intervistën e Bleros u bë pa dijeninë e tij, ku zëri i saj dhe pyetjet që ajo kishte bërë në podcastet e saj me të ftuar të tjerë u shkëputën dhe u drejtuan drejtpërdrejt te ai. Ky moment i papritur shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.
Moderatorja e emisionit, kur e pa reagimin e tij, e pyeti për arsyen e dështimeve të shumta në lidhjet e tij sentimentale. Blero, në një moment të hapur dhe të sinqertë, tregoi se beson se rrjetet sociale dhe lakmia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero konfirmoi me një “Po, më kanë tradhtuar”.
Më tej, në një pyetje të drejtpërdrejtë nga prezantuesja nëse ai kishte qenë ndonjëherë tradhtar në një lidhje, Blero përgjigjet po ashtu sinqerisht. “Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”, u shpreh ai.
Blero përndryshe pak kohë më parë konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes edhe me të dashurën e tij të tretë.
Detaje nga operacioni policor: Arrestohen nëntë persona, sekuestrohen
Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale
Ambasada e SHBA-së falendëron ata që morën pjesë
Ambasada e SHBA-së ka falendëruar të gjithë ata që kanë marrë pjesë të martën në festën për 250 vjetorin e
Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë, Ferati për
Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se pas mbajtjes së mbledhjes partiake, është marrë vendimi që për postin e postin e