Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike
Arianit Ramadani është shembulli më i mirë i thënies, “zëri i mirë dëgjohet larg”. Është vetëm 21 vjeçar dhe tanimë e njeh gjithkush në Tetovë, si një yll në ngritje që me vokalin e tij ka prekur edhe zemrat e dashamirëve të muzikës në trevat e tjera shqiptare.
Pasioni për muzikë ka lindur që në moshën 6 vjeçare. Arianiti ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës, ndërsa aktualisht është student në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Me stilin e tij unik, është bërë tejet i kërkuar në mbrëmje të ndryshme rinore, zbavitëse dhe evente të ndryshme artistike. Aktualisht ka punuar disa covera të këngëve më të bukura, ndërsa së shoejti pritet të lansohet edhe kënga e parë autoriale e Arianitit.
Në linkun e më poshtëm mund të dëgjoni një nga coverat më të bukur ku Arianit Ramadani përveç këndimit, vetë luan edhe në kitarë.
Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dërguar në
Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet që kanë bërë
Sllupçani në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së që
Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u organizua sonte një tubim mbështetës në përkrahje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare