Nora flet për raportin me Robertin pas ndarjes: Jam e lumtur që e kemi Renee pas një lidhje të bukur
AA
Nora Istrefi ka folur për karrierën e jetën private, e preku edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Robert Berishën. Ajo tregoi se fillimisht, marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar dhe e vështirë, por me kalimin e kohës, është rregulluar, për hir të vajzës.
“Raportet tani janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim, dihet, menjeherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës, raporti është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për Renee-n”.
Nora rrëfen si rrallëherë raportin me Robertin: ‘Në
Këngëtarja shtoi gjithashtu se: “Është mirë që të jenë të mira, kur ka në mes një fëmijë”. Nora shtoi se Roberti e ndihmon me sa ka mundësi me vajzën: “Ndihmon me aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merr Renee-n. Të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon”, tha ajo. Më tej, ajo vijoi se të dy janë shumë të përkushtuar për vajzën e tyre:
“Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të dhënë. Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon, siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh. Unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervistat e tua më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, përfundoi këngëtarja. Nora dhe Roberti u ndanë në vitin 2019 pas 14 vitesh bashke dhe lajmin për ndarjen e tyre e ka dhënë vetë këngëtari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Të miturit terrorizojnë bashkëmoshatarët në qendër të Shkupit,
Gjashtë të mitur nga Shkupi janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë grabitur një bashkëmoshatar dhe kanë tentuar të
Alarm për pensionet: 41% e Fondit mbulohet nga
Sistemi pensional në Maqedoninë e Veriut po përballet me presion gjithnjë e më të madh financiar. Sipas analizës së publikuar,
Dritë jeshile në Kuvend: Kalojnë në lexim të
Kuvendi i Kosoves miraton në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara Kuvendi i Kosovës ka miratuar