Spasovski për arrestimin e gjykatësit Naqe Georgiev: E përshëndes aksionin, të gjithë të përgjigjen pa marrë parasysh pozitën
Ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në emisionin Click Plus në TV21, komentoi edhe ngjarjet e fundit për arrestimin e gjykatësit Naqe Georgiev, ku ky i fundit dyshohet për marrjen e ryshfetit.
Spasovski tha se e e përshëndet çdo aksion kundër krimit dhe korrupsionit.
“Përshëndes çdo aksion kundër krimit dhe korrupsionit. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi pa marrë parasysh pozitën”, u përgjigj Spasovski në Click Plus në TV21.
Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni sonte në ora 21.30 në TV21.