Ndahet nga jeta kompozitori i njohur i Disney-t, Richard Sherman
AA
Richard Sherman, 95 vjeç, njeriu që qëndron pas “këngëve” të famshme të Disney që kënaqën brezat, si “Mary Poppins” dhe “The Jungle Book”, vdiq të shtunën, njoftoi Walt Disney Co. në faqen e saj të internetit.
Sherman vdiq në Beverly Hills nga qw vuante nga një sëmundje e lidhur me moshën.
Me vëllanë e tij Robert si partner, Richard Sherman u nderua me dy çmime Oscar në 1965 për punën e tij në filmin e animuar “Mary Poppins”.
Ndër këngët e tyre më të famshme është “Trust in Me” nga “The Jungle Book”.
Ndër filmat jo-Disney, vëllezërit Sherman krijuan këngët hit për fëmijë të vitit 1968 “Chitty Chitty Bang Bang”.
Vëllezërit janë pas më shumë se 200 këngëve, kanë pasur nëntë nominime për Oscar, nga të cilat kanë fituar dy, si dhe tre Grammy dhe kanë fituar 24 albume ari dhe platini gjatë një karriere dekadash.
Robert Sherman vdiq para Richardit, në vitin 2012.
“VLEN NJË”, Liderët e VLEN-it në takim me
Pas homazheve në Prekaz dhe në Kullën e Bacit Rifat Jashari, liderët e VLEN-it pasditën e së shtunës janë takuar
Behtel dhe Enka konfirmon se Qeveria nuk i
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në