Ançeloti me porosi të fuqishme për futbollistët e Realit para finales së 1 qershorit
Real Madridi do të tentojë që ta fitojë trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve, në finale e paraparë të zhvillohet në stadiumin ‘Uembli’ më 1 qershor, dhe për ta bërë këtë duhet të mposhtin ekipin gjerman Borusia Dortmund. Kur u pyet specifikisht nëse italianin e kanë rrëmbyer djersët e ftohta dhe frika, Ançeloti tha se kjo ‘frikë’ do të arrijë pasditen e së shtunës.
“E di, është normale, unë kam eksperiencë dhe kjo skuadër ka besim. Unë e shoh se ekipi është i fokusuar në këtë ndeshje. Ne po luajmë ndaj një kundërshtari që e ka merituar të vijë këtu, që ka eliminuar ekipe të mëdha dhe ne jemi të bindur që duhet të vuajmë dhe të luftojmë”, ka thënë Ançeloti.
Kjo finale do të jetë e fundit për Toni Kros në nivel klubi, pasi ai ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli aktiv pas përfundimit të “Euro 2024”.
“Shpresoj që ai ta përfundojë karrierën me trofe të Ligës së Kampionëve. Në nivel individual, ai e meriton këtë. Karriera e Kroos nuk ka nevojë për një tjetër Ligë të Kampionëve për shkak të kontributit që ai ka dhënë. Ai ka hyrë në histori të Real Madridit, dhe nuk është se një Ligë e Kampionëve më shumë do ta bëjë të futet aty, ai tashmë ka hyrë në histori. Një më shumë do të ishte fantastike, por ai tashmë ka hyrë në histori të futbollit”, përfundoi Italiani.